

Elbasan, 24 nëntor 2014, NOA.al- Divorci me motrën e tij, kishte shkaktuar zemëratë të thellë dhe kjo mërzi u reflektua deri në kanosjes me thikë.
34 vjeçari E.D., banues në Elbasan u shoqërua në polici, pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshorti i motrës së tij.
Ne lagjen “28 Nëntori” Elbasan, për motive të dobëta 34 vjeçari ka kanosur me thikë ish- kunatin e tij, S.B., duke e bërë fajtor për prishjen e martesës me të motrën.
Lidhur me këtë ngjarje u bë shoqërimi i E.D., ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Kanosje”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





