

Enver Hoxha, paska qenë një tifoz i Brazilit në kampionatin Botëror të vitit 1970 të luajtur në Meksikë dhe të fituar 4-1 kundër Italisë në finalen e stadiumit “Azteca”.
Në një letër të drejtuar Zhoao Amazonës, ish diktatori komunist Enver Hoxha i ka uruar fitoren Brazilit në këtë kampionat.
Letra që shikoni përbri këtij lajmi, ndodhet në Arkivën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Zhoao Amazona ka qenë kryetar i Partisë Komuniste të Brazilit, i mbështetur edhe nga ish-diktatori.
Një prej anëtarëve të saj më vonë, që u bë edhe President i Brazilit, Luis Injacio da Silva Lula, ka qenë në Shqipëri në Shkollën e partisë.
Sipas Enver Hoxhës, kjo fitore është e të gjithë proletariatit botëror kundër imperializmit dhe revizionizmit.
“Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt këto ditë pranë popullit brazilian dhe kombëtares së tij të futbollit”, – shkruhet ndër të tjera në letër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





