

Prizren, 23 nëntor 2014 NOA.al – Me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë DokuFest në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë do të shfaqin një program të filmave fitues të disa kategorive të edicionit të kaluar të festivalit në Tiranë.
Programi do të shfaqet në datën 27 dhe 28 nëntor 2014 në sallën e UNESCO në Tiranë. Ndërsa filmat që do të shfaqen janë: Përqafimi nga Lulzim Guhelli – Fituesi i çmimit te publikut; Domino Effect nga Elwira Niewiera dhe Piotr Rosołowski – Fituesi i çmimit të dokumentarit ndërkombëtar; Heshtje nga Bekim Guri – Fitues i garës kombëtare dhe Evaporating Borders nga Iva Radivojevic – fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.
Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe marrëveshjes ndërkulturore të dy qeverive.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës së Shqipërisë sivjet mbështeti disa aktivitete të festivali DokuFest.
Përveç mbështetjes së festivalit, DokuFest dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë po bashkëpunojnë përgjatë vitit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





