Transmetuar më 23-11-2014, 10:55

Pas dëborës së paparë, që ka rënë në vendbanimet në pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut priten përmbytje që kanë alarmuar më shumë njerëzit dhe autoritetet.

Nga reshjet e dëborës humbën jetën të paktën 14 persona në Nju Jork.

Më se 600 mijë njerëz në këto territore janë bllokuar në shtëpitë e tyre për disa ditë.

Por tani është rritur shqetësimi për thellim të situatës pasi pritet ngritje e temperaturave në këto territore gjatë ditës së sotme. Kjo do të shkaktonte përmbytje të mëdha.

Këtë njoftim e ka bërë Shërbimi Kombëtar i motit në Shtetet e Bashkuara mbrëmë vonë, pasi në këto hapësira gjatë katër ditëve të kaluara ka rënë borë e madhe, që arrinte lartësinë edhe në dy metra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit