Transmetuar më 23-11-2014, 10:05

Përditësuar 19:46

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Komanit në Shkodër, duke shkaktuar tre të vdekur dhe dy të plagosur.

Viktimat janë Elidon Drumi, 23 vjeç dhe Agim Kasemi, 32 vjeç, banues në Shkodër, kurse të plagosur kanë mbetur shtetasit Artan Bajrami dhe Edmond Kola, 23 vjeç.

Dy të plagosurit u transportuan me helikopeter drejt kryeqytetit pasi ndodheshin në gjendje të rëndë për jetën.

Një nga të plagosurit, Artan Bajrami 32 vjeç, nuk arriti dot të shpëtojë dhe mbrëmjen e sotme ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Koman pranë fshatit Karm, raporton korrespondenti i noa.al.

Personat e përfshirë në aksident ishin në një makinë tip fuoristradë me targa TR 8145 P duke shkuar në punë tek hidrocentrali i Komanit.

Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke shkaktuar aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak edhe të ngricës. /d.r/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit