Transmetuar më 23-11-2014, 09:02

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin Shkodër, Edip Shiroka është shoqëruar në polici pasditen e djeshme pas një debati me forcat policore të qytetit verior gjatë ndeshjes së Kategorisë Superiore Vllaznia-Flamurtari.

Edip Shiroka, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e nënkryetarit të bordit të klubit Vllaznia, ka debatuar me drejtorin e policisë së Shkodrës lidhur me pozicionin e vendosjes së grupit të tifo-grupit ‘Vllaznit’, të cilët zakonisht vendosen në tribunën ballore.

Policia, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes tifozerive i ka vendosur ata në pjesën anësore të stadiumit për arsye sigurie.

Ky moment është bërë shkak për konfliktin verbal pas të cilit Shiroka është shoqëruar në polici.

Vllaznia luajti sot ndeshjen e parë me tifozë pas dënimit prej 10 javësh pas incidenteve që shoqëruan ndeshjen Vllaznia-Tirana, më 11 shtator.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit