

Lezhë, 23 Nëntor 2014 NOA.al – Një grua 45 vjeçare në Lezhë është dëmtuar seriozisht në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj.
Policia e Lezhës ka ndërhyrë duke kryer arrestimin e të shoqit, Lekë Marku, informon noa.al.
“Arrestimi i shtetasit Lekë Marku, 50 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, u bë pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen F.Marku, duke e goditur me grushte dhe shuplaka e për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të dukshme në fytyrë e trup”, – saktësoi policia lokale.
Ajo tha se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Dhunës në familje”. /a.d/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





