Transmetuar më 22-11-2014, 20:52

Detyra më e vështirë e një trajneri që drejton një skuadër pretendente është të motivojë futbollistët e tij ndaj një kundërshtari ndjeshëm më inferior.

Ky është rasti i Gugash Maganit, i cili këmbëngul se Tirana do ta ketë shumë të vështirë ndaj Elbasanit, edhe për faktin se skuadra e Muharrem Dostit vjen pas një fitoreje me shumë vlera në transfertë me Teutën.

“Nuk mund të pranoj se do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Madje nga ana e ndërtimit të ndeshjes është edhe më e vështirë ndaj një skuadre si Elbasani sesa ndaj Partizanit, sepse në derbi nuk ke nevojë t’i motivosh lojtarët”.

Prania e një numri të madh tifozësh nga të dyja skuadrat, do ta bëjë edhe më të bukur këtë sfidë, ku sipas Maganit nuk do të mungojë spektakli, citon Supersport.

“Unë mund t’ju garantoj se do të ketë spektakël si në fushën e blertë edhe në shkallët e stadiumit të Elbasanit, citon Supersport.

Largësia me këtë qytet nuk është e madhe, ndaj jam i sigurt se tifozët tanë do të jenë të shumtë në numër”.

Për sa i përket formacionit trajneri peqinas ka dilemat e tij, sepse përveç mungesave të sigurta të Bulkut dhe Karabecit për arsye kartonësh, ka elementë të tjerë me shqetësime të vogla fizike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit