Transmetuar më 22-11-2014, 17:34

Ndërkohë gjatë ndeshjes tifozët turq kanë shfaqur në tribuna një flamur shqiptar. Shihni foton më poshtë

Ndeshja e Euroleague në basketboll mes Galatasaray dhe Crvena Zvezda e zhvilluar mbrëmë në Stamboll është njollosur me vdekjen e një tifozi serb, i cili mësohet se është qëlluar me thikë nga tifozët turq.

Konsullata Serbisë ka bërë të ditur se viktima është një 25 vjeçar, ndërsa vetë klubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare vdekjen e tifozit dhe ka ngushëlluar familjen.

Ngjarja ndodhi para nisjes së takimit ku rreth 400 përkrahës të Crvena Zvezda nuk janë lejuar të hyjnë në Pallatin e Sportit duke u përleshur më pas me tifozët turq të cilët ishin pa biletë.

Policia është përpjekur të ndalë dhunën.

Konsulli i Serbisë në Stamboll, Zoran Markovic tha për Televizionin Publik Serb se autoritetet turke ishin lajmëruar 2 ditë para ndeshjes për rrezikshmërinë e lartë të kësaj përballje.

Trajneri i Galatasaray, Ergin Ataman i ka quajtur përkrahësit e Crvena Zvezda terroristë në konferencën para takimit.

Ndërkohë gjatë ndeshjes tifozët turq kanë shfaqur në tribuna një flamur shqiptar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit