Transmetuar më 22-11-2014, 15:41

Rreth 10% e femrave shtatzënë vuajnë nga djegiet në stomak, veçanërisht pas ngrënies. Shkaqet shpesh janë të natyrës nervore, sidomos në muajt e parë, ndërsa më tej shkaktohet edhe nga muskulatura, e cila modifikohet nga hormonet e shtatzënisë, duke shkaktuar refluks, i cili acidin e stomakut e përcjellë drejt fytit.

Kështu që mundohuni që vaktet ti hani në mënyrë të balancuar gjatë ditës dhe të mos rëndoheni, si dhe të mos shtriheni direkt pas ngrënies.

Për qetësimin e kësaj gjendje, këshillohet të përtypen disa arrë ose një kore buke, pasi këto elementë ndihmojnë për ta bërë më pak acide përmbajtjen e stomakut. Nëse djegiet janë të padurueshme, atëherë drejtohuni te mjeku./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit