Transmetuar më 22-11-2014, 15:26

Tiranë, 22 nëntor 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për nxjerrjen e Shqipërisë nga llumi, duke nënvizuar se nuk ka zhvillim pa mund.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, kreu i qeverisë shkruan, “Asgjë e askush s’do na ndalë në nxjerrjen e Shqipërisë nga llumi i gënjeshtrave, shpifjeve, iluzioneve, hajdutërisë dhe maskarallëkut politik! Që të kemi më shumë punësim e mirëqenie duhet mos të vjedhim dritat, mos të zaptojmë hapësirat publike, mos të gënjejmë veten që ka zhvillim pa mund!”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit