Transmetuar më 22-11-2014, 15:05

Tiranë, NOA.al- Gjatë paradites, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët por i ftohtë, situatë kjo e ndikuar si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit. Mesdita do të sjellë vranësira kalimtare në zonat malore verilindore dhe juglindore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por sërish në zonat malore përveç kthjellimeve do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që edhe gjatë natës situata e motit të jetë e qëndrueshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi nga 30 – 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë, në det do të gjenerohet dallgëzim  2  ballë.

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe Britania e Madhe do të jenë nën dominimin e vranësirave dhe shirave intensivë, situatë kjo e ndikuar si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga Atlantiku i veriut. Po ashtu,  Europa verilindore dhe vendet e Balltikut do të karakterizohen nga vranësira dhe shira, të cilët gjatë mesditës dhe pasdites do të jenë në formë rrebeshesh duke rrezikuar përmbytje. Vendet Mesdhetare, Europa juglindore si edhe edhe Ballkani do të dominohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit