




Mjaftojnë një palë taka të larta, për të zgjuar xhentilesën tek meshkujt. Ky fakt është zbuluar nga një studim francez i drejtuar nga Nicolas Guéguen i Université de Bretagne-Sud në Francë, ku është analizuar sjellja e meshkujve, përmes një sërë testimeve.
Rezultati? Meshkujt u treguan më të kujdesshëm dhe më të sjellshëm ndaj një femre me taka të larta, krahasuar me ato që vishnin këpucë të sheshta dhe pupa.
Studimi u publikua në revistën “Archives of sexual behavior” dhe është i pari që analizon se si lartësia e takave të një femre, ndikon në sjelljen e mashkullit.
Studiuesit zbuluan se disa karakteristika femërore, si përmasat e trupit dhe ngjyra e veshjeve, ndikojnë në mënyrën e sjelljes së mashkullit dhe në mënyrën e tij të gjykimit.
“Nëse një femër qëndron me këpucë të sheshta dhe një tjetër mbi taka të larta, meshkujt u shprehën se i hapnin rrugë kësaj të dytës. Kjo gjë ndodhi me pjesën më të madhe të personave të përfshirë në studim, të cilët zbuteshin përpara një femre të tillë, të cilën e cilësonin më sensuale”, shprehet Guéguen./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





