Transmetuar më 22-11-2014, 14:26

Të gjithëve na ka ndodhur që për një arsye apo për një tjetër të në hajë një pjesë e trupit dhe për ta qetësuar atë kemi nisur të krruhemi, por pa e kuptuar kemi vijuar pa rreshtur ta bëjmë diçka të tillë.

Një studim amerikan i Washington University School of Medicine në St. Louis, i publikuar në revistën shkencore “Neuron” ka zbuluar se është serotonina, hormoni i mirëqenies ai që jep përgjigjen në një situatë të tillë duke intensifikuar krruarjen.

“Kur truri merr këto sinjale dhimbje, përgjigjet duke prodhuar neurotransmetuesin serotoninë, për të ndaluar dhimbjen. Zbuluam se kur serotonina përhapet nga truri në kolonën vertebrale, shkakton zhvendosje të dhimbjes duke rritur intensitetin e krruajtjes”, shpjegon drejtuesi i studimit Zhou-Feng Chen.

Ky zbulim u bë pasi u monitoruan disa minj të cilëve iu ishte injektuar një substancë që shkaktonte krruarje, ku u vu re se pas injektimit të serotononës dëshira për tu krruajtur rritej për shkak se një veprim i tillë shkaktonte një ndjesim lehtësie dhe kënaqësie, e cila për shkak të përhapjes së dhimbjes kërkonte edhe intensifikim të mëtejshëm të krruarjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit