







-Djathi dhe kosi përmbajnë një aminoacid natyral i njohur si triptofan, i cili është në gjendje që të përshpejtojë gjumin. Janë të pasur me kalcium, i cili është një antistres natyral që shërben për të qetësuar ankthin. Edhe një gotë qumësht është mirë të pihet para gjumit, pasi redukton aciditetin në stomak.
-Bananet janë të mira për të parandaluar zgjimet e herë të pas hershme natën. Ndihmojnë për të relaksuar muskujt si dhe parandalojnë gërhitjet.
-Një darkë e lehtë me në bazë peshkun është lehtësisht e tretshme, dhe kjo gjë nuk krijon probleme gjatë gjumit. Megjithatë do të ishte mirë që të mos hanit dy orë para gjumit.
-Susami është ideal për të mbajtur në nivelin e duhur serotoninën, një substancë që rregullon gjumin. Gjithashtu susami përmban magnez, triptofan dhe omega-3, të cilët ndihmojnë për të luftuar pagjumësinë.
-Bimët aromatike, janë shumë të mira për të luftuar pagjumësinë. Në mesin e tyre spikat borziloku, rigoni, majdanozi etj. Këto bimë luajnë rol qetësues dhe favorizojnë çlodhjen.
-Për të favorizuar gjumin, është mirë që të mbani sa më larg kripën, e cila rrit etjen për ujë dhe pengon qetësimin e muskujve. Gjithashtu edhe ëmbëlsirat duhen shmangur për shkak se përmbajnë sheqer, i cili luan një rol eksitues. Kafeja, pijet me gaz, pijet energjike dhe çokollata nuk duhen konsumuar pasi rrezikohet që prej tyre të zgjohemi herë pas here në gjumë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





