












Një mbrëmje me shumë lëvizje për modelen Kate Moss, në Mark’s Club të Londrës, me rastin e festës së organizuar nga David Beckham për "The Another Man: Men’s Style Stories".
Në përfundim të festës Kate u fotografua në dalje të lokalit, me geta të grisura, me një shikim të mjegullt dhe aspak në formë. Gjatë kohës që hyri në makinë, përveç veshjes së dëmtuar dhe të çrregullt, u dukën edhe mbathjet e saj të zeza, në sajë të qëndrimit të saj të shkujdesur.
Duket se modelja angleze është argëtuar pafund në festë, ku nën shoqërinë e bashkëshortit Jamie Hince dukej se e kishte tepruar me dehjen dhe nuk ruante dot as ekuilibrin. Me sytë thuajse të mbyllur ajo mbahej te truproja për të mos u rrëzuar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





