
Të dhënat po ngarkohen...



Në zonën minerare të Uralkali, në Rusi, është hapur një gropë e madhe e cila ka përpirë disa shtëpi të qytezës së Solikamskil.
Shembja e dheut në brendësi ka krijuar një krater të madh të gjerë 40 metra dhe të thellë 30 metra, i cili mendohet se është shkaktuar nga miniera e klorur kaliumit, e cila ndodhet aty pranë.
Ndërkohë përrreth këtij krateri ndodhen edhe banesa të tjera, toka përreth të cilave ka nisur të çahet. Nga dita në ditë krateri zgjerohet me disa metra, ndërsa në vend ndodhen disa shkencëtarë të cilët po studiojnë fenomenin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
