

Lezhë, 22 nëntor 2014, NOA.al- Një i ri u vu në prangat e policisë së Lezhës, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes së ditës së djeshme në Lezhë.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i 25 vjeçarit Ervis Lesaj, banues në Spiten, Lezhë, pasi me automjetin e tij tip volksvagen pasat më targë TR 5389J ka transportuar Autor Deda (Lesi) nga fshati Zejmen për në fshatin Pllanë tek një pikë karburanti.
Pasi Deda ka plagosur më armë zjarri në këmbën e djathtë Bledjan Alian, Lesaj e ka marrë përsëri të dyshuarin si autor i krimit dhe e ka transportuar për në fshatin Spiten Lezhë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 34 vjeçarit Autor Deda, banues në Lezhë i cili ka plagosur në këmbën e djathtë Bledian Alian. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet për veprat penale “Plagosjes e lehtë me dashje”, dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





