

Lezhë, 22 nëntor 2014, NOA.al- Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Milot.
Mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur kryqëzimi “Markatomaj”, 43 vjeçari Din Mujaj me banim në Kamëz, duke drejtuar autoveturën tip benz 190 me targa TR 9718 J, ka aksidentuar këmbësoren Lena Dushi, 55 vjeçe, e cila pas ndihmes parë në Spitalin e Lezhës u dergua në Qendrën Kombëtare të Traumave Tiranë, ku pak orë më vonë ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë ngjarje nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 43 vjeçarit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





