




Autoritetet policore në Norvegji janë vënë në alarm prej katër ditësh pasi është arratisur një shtetas shqiptar i cili ishte nën proces penal hapur ndaj tij për vjedhje.
Ardian Myrta, 34 vjeç shtetas shqiptar me banim në Norvegji, është personi që shikoni në foto. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 17 nëntor, nga autoritetet policore të Norvegjisë, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga Policia e Norvegjisë.
Këto burime thanë se “Ardian Myrta, 34 vjeç, është nën gjykim për akuzën e vjedhjes. Ai është arratisur nga mjediset e paraburgimit dhe është shpallur në kërkim botëror më datë 17 nëntor 2014”. /a.d/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





