

Dikush që thotë për nënën e tij se është shtrigë?! E pabesueshme por e vërtetë, madje ky dikush ka një emër e një mbiemër dhe të gjithë ndjekësit e futbollit e njohin.
Quhet Emmanuel Adebayor. Numri 10 i Tottenham po provon gjithçka për të shpjeguar një fillim sezoni ku ka shënuar vetëm 2 gola në 10 ndeshje të kampionatit, dhe akuzën e fundit ja ka drejtuar nënës së tij.
Sipas Adebayor, e ëma bashke me njerëz të tjerë po bën gjithçka për të penguar karrierën e tij sportive, e madje po përdorin edhe magjinë.
“Duhet të pushojnë dhe të mos bëjnë më Juju ndaj meje, duhet të më lënë rehat”. Ishte kjo deklarata e Adebajor, ndërkohë që për shpjegim, ‘Juju’ sot nënkuptohet një lloj magjie me prejardhje nga Afrika Perëndimore.
Raportet mes Adebayor dhe nënës së tij janë prishur prej rreth një viti, me motrën e futbollistit që deklaroi se Adabeyor e ka përzënë nënën e tij nga shtëpia duke ndërprerë dhe ndihmën ekonomike, citon Supersport.
“Nëna e tij është e detyruar të bëjë çanta dhe t’i shesë, për të mbajtur familjen, Emmanuel nuk i përgjigjet as telefonatave të saj.
Ajo nuk do para por do të flasë me te pasi e do”, deklaroi motra e futbollistit, ndërsa vetë Adebayor u përgjigj në këtë mënyrë:
“Nuk e kam përzënë time më nga shtëpia, ajo vendosi vetë të ikte”, ndërsa për sa i përket faktit që nuk flet me të prej muajsh shtoi:
“Si mund të ruaj kontaktet me time më nëse ajo ju thotë të gjithëve që nuk do të bëj përpara në profesionin tim. Si mund të flas me të nëse ajo bashkë me motrat e mia bëjnë Juju ndaj meje”. Me të vërtetë e pabesueshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





