

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye sot ekstradimi nga Milano Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Gentian Korumi, 42 vjeç nga Elbasani dhe banues në Tiranë.
Gentian Korumi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Elbasan, me Vendimin Nr.183, datë 20.07.2004 e ka dënuar në mungesë me 8 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Shqipërisë.
Gentian Korumi ka shfrytëzuar si prostitutë në Itali dhe Belgjikë nga viti 1999 deri në vitin 2002, shtetasen L.P, duke e mashtruar pasi i ka propozuar për fejesë në vitin 1999.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /a.d/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





