Transmetuar më 21-11-2014, 17:51

Tiranë, 21 Nëntor 2014 NOA.al – Një 37 vjeçar në Durrës, i cili prej dy javësh ishte nën vëzhgim, është arrestuar sot nga policia lokale nën akuzën e trafikut të lëndëve plasëse. NOA.al ju sjell ekskluzivisht pamjet e arrestimit të Vocit dhe sekuestrimit të tritolit.

Albert Voci, 37 vjeç, banor i qytetit bregdetar u gjet me një sasi prej rreth 15 kilogramë lëndë plasëse e llojit tritol. Tritoli gjendej në një çantë sportive në automjetin e tij, i thanë agjencisë noa.al burime policore.

Nga hetimet dhe dëshmitë e marra rezulton se Voci e mbante tritolin për qëllime shitjeje. Ai e tregtonte lëndën shpërthyese tek persona të ndryshëm që e përdornin kryesisht për qëllime kriminale.

Policia e Shtetit beson se me zbulimin e Vocit i jep një përgjigje të pjesshme rasteve të shpeshta të shpërthimeve me tritol që nga vera e vitit të kaluar e në vazhdim në zona të ndryshme të Shqipërisë. /a.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit