Transmetuar më 21-11-2014, 15:51

Këngëtarja Nicki Minaj në prag të prezantimit të albumit të saj të ri “The Pinkprint”, është zhveshur për revistën “Complex”, për të cilën ka pozuar në poza tejet provokuese dhe me veshje që tregonin hiret e saj.

Në intervistën e dhënë për revistën Nicki shfaq dëshirën e madhe për tu bërë nënë si dhe për tu martuar. Ajo është shprehur se ai do të jetë momenti kur do të bëjë një shkëputje të gjatë nga bota e spektaklit.

“Në momentin kur do të regjistrojë albumin tim të pestë, nëse nuk do të jem bërë ende me fëmijë, nuk ka rëndësi se sa para do kem hequr mënjanë gjatë karrierës sime, por do të jem e zhgënjyer si femër, sepse e ndiej që misioni im është të bëhem nënë. Kur një gjë e tillë të ndodhë, sigurisht që do jem një nënë e pranishme për fëmijën tim, do ti dedikohem plotësisht atij dhe do të marrë një shkëputje nga puna”, shprehet Minaj.

Lidhur me projektet për martesë ajo thotë, “Sigurisht, para se të bëhem me fëmijë do të martohem”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit