
Të dhënat po ngarkohen...






Shpresohet që shija të jetë shumë më e mirë se pamja. Imazhet e tortës në formë jashtëqitje të krijuar në Stokholm të Suedisë, me rastin e ditës botërore të shërbimeve higjienike po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Quhet “Poo Cake” dhe është torta e ideuar nga artisti Anders Lindholm, i cili e ka krijuar ëmbëlsirën e veçantë si formë sensibilizimi për të përmirësuar situatën sanitare në të gjithë botën.
Mes përbërësve të tortës e cila vjen në porcione të vogla, të cilin e gjeni në fotografitë bashkëngjitur janë bukë keku, xhelatinë vanilje, çokollatë, marmalatë luleshtrydheje dhe xhelatinë e verdhë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
