

Luis Arevelo është një i ri 18 vjeçar nga Ekuadori me banim në Pennsylvania (SHBA), i cili është arrestuar nga policia nën akuzën se ka përdhunuar një vajzë 5 vjeçare, e afërme tij, të cilës i ka përcjellë një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Siç raporton Daily Mail, ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Upper Derby, por vetëm gjatë ditës së djeshme lajmi u publikua në media, pasi vogëlushja u diagnostikua me klamida, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Gjtihçka nisi pas denoncimit të nënës së vogëlushes, e cila i kishte thënë se Luis e kishte përdhunuar. Pas denoncimit, i riu ka pranuar se është mbartës i sëmundjes, por ka mohuar që të ketë abuzuar me të miturën. 18 vjeçari ndoidhet në burg dhe është gjobitur me 250 mijë dollarë, por thuhet se ka kërkuar që të dëbohet nga SHBA, për të vuajtur dënimin në vendin e tij të lindjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





