

Mjalti- Njihet si një zgjidhje e ëmbël, pasi është i pasur me minerale dhe vitamina. Mjalti nuk stimulon prodhimin e mukozës, duke e mbajtur nën kontroll atë. Këshillohet të shoqërohet në çajra të ndryshme.
Lëngjet e frutave– Frutat e shtrydhura të llojeve të ndryshme, përshpejtojnë shërimin. Kjo gjë vlen edhe në rastin e fytit të acaruar.
Mbulesa të shumta? – Me temperaturën e lartë hedhja e mbulesave të trasha, është diçka e gabuar. Idealja është diçka e mesme. Por për uljen e temperaturës vendosni një garzë me ujë të ftohtë në ballë, në qafë dhe në zonat ku ndjeni më shumë nxehtësi.
Qumështi i ngrohtë- Nuk ndihmon aspak, madje është një gënjeshtër pirja e tij. Qumështi i ngrohtë apo sheqeri stimulojnë prodhimin e mukozës, duke çuar në shtim të kollës dhe sekrecioneve nga hundët.
Temperatura– Marrja e ilaçeve për temperaturë 37.5 deri në 38 është e gabuar. Vetëm nëse kalon kjo temperaturë, nisni marrjen e ilaçeve.
Antibiotikët- Përdorja e antibiotikëve menjëherë është gabim. Nëse situata vijon e rënduar pas dy ditësh ku kolla shtohet dhe temperatura vijon të rritet, vetëm atëherë drejtohuni te mjeku. Antibiotikët e tepërt s’kanë asnjë të mirë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





