




Një gabim dramatik i një kolegu, i kushtoi jetën 54 vjeçarit Alan Catterall, nga Runcorn në Halton, të Anglisë.
Ai u dogj i gjallë pasi u bllokua në furrin industrial të punës së tij, ku digjeshin materiale plastike, të cilin po tentonte që ta riparonte. Kolegu Mark Francis nuk e vuri re se Alan ndodhej brenda makinerisë, kështu që e mbylli dhe e ndezi duke e çuar temperaturën në 280 gradë.
Alan tentoi të largohej duke tentuar që të thyejë xhamin, por për shkak të zhurmës në fabrikë, kolegët nuk arritën që ta dëgjonin. Bllokimi i tij u konstatua kur disa kolegë panë që po dilte tym nga furri.
Alan, baba i tre fëmijëve, gjetui vdekjen për shkak të djegive të pësuara në të gjithë trupin. Tashmë titullarët e fabrikës janë nën akuzë për vdekjen e tij, kjo pasi 54 vjeçari nuk ishte as i siguruar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





