Transmetuar më 21-11-2014, 09:26

Dalin të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher.

Një vit pas incidentit që i ndryshoi jetën ass-it të Ferrari, flet piloti francez Philippe Streiff, i cili për radion franceze Europe1, thotë se, “Schumacher është më mirë, por nuk mund të flasë. Qëndron në një karrocë me rrota dhe ka probleme me memorien dhe të folurit. Të qenit në familje do e ndihmojë që të rikuperohet shpejtë. Por do të jetë një rrugë e vështirë. Duket sikur komunikon vetëm me sy”.

Pas muajsh të tëra qëndrimi në spital, Schumacher është kthyer në shtëpinë e tij në Zvicër, ku ndodhet nën shoqërinë e bashkëshortes Corinna dhe nga fëmijët Gina Maria e Mick./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit