









Flokë të errëta, forma të rrumbullakosura, me puçra dhe celulit. Është kjo kukulla e re Barbie e Lammily e cila duket si Ugly Betty. Ajo është krijuar nga Nickolay Lamm, i cili shprehet se kukulla i ngjan një vajze normale 19 vjeçare.
Beli i saj është i gjerë, në fytyrë ka puçra dhe në trup celulit, karakteristika të cilat janë të zakonshme në pjesën më të madhe të vajzave dhe adoleshenteve.
Sipas ideatorit të kësaj kukulle, Nickolay Lamm, Barbie bionde me këmbët perfekte të saj, belin e këputur dhe flokët e buta, nuk ka shumë të përbashkëta me femrat normale, të cilat qysh në adoleshencë por edhe më tej kanë një sërë defektesh, si puçra, celulit etj.
Këto kukulla shoqërohen me ngjitës të ndryshëm të cilët mund të vendosen në pjesë të caktuara të trupit, duke vendosur defektet përkatëse te kukulla, në mënyrë që ajo të bëhet më e afërt me një femër normale./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





