

Librazhd, 20 nëntor 2014, NOA.al- Një marrëdhënie që nuk ishte e lehtë prej kohësh ajo e nuses së shtëpisë dhe vajzës së një familje në një fshat të Librazhdit, degradoi në dhunë.
Mospëlqimi për punët e shtëpisë, përbuzja ndaj nuses së vëllait dhe kërkesa e llogarisë “Pse nuk i bën punët”, bën që një 30 vjeçare nga fshati Lunik të rrihet nga motra e bashkëshortit të saj.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i Shartoje Talës 35 vjeç, e cila ka goditur me grushta dhe sende të forta kunatën e saj Mirela Albrahimi 30 vjeç.
Situatja e “maces me miun” vijonte prej kohësh dhe Shartoja ruante rastin që të shante dhe godiste nusen e vëllait, në rast se gjente një gjë që nuk i pëlqente, apo një punë që nuk ishte bërë.
Shartoja e cila ishte e pamartuar dhe jetonte në të njëjtën shtëpi me vëllanë dhe nusen e tij, ia kishte bërë të pamundur jetën kunatës, duke bërë që kjo e fundit nga dhuna e pësuar ta denoncojë në polici.
Për rrjedhojë 35 vjeçarja Tala u vu në pranga, ndërsa po ndiqet penalisht për veprën penale “Dhunë në familje”./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





