

Lezhë, 20 nëntor 2014, NOA.al- Një sherr i nisur mes tij dhe të atit degradoi së tepërmi, duke bërë që të përdoren edhe amrë.
Gjatë pasdites së djeshme 25 vjeçari Besion Pjetri nga fshati Lalm i Ri në Lezhë, ka debatuar ashpër me babanë e tij, pasi ky i fundit pinte, duke bërë që të konfrontohen edhe fizikisht.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se gjatë këtij momenti i pranishëm në banesë ka qenë edhe djali i xhaxhit të 25 vjeçarit, Petrit Pjetri, i cili ka ndërhyrë për të ndarë sherrin mes dy të afërmve të tij, por kjo gjë ka nxehur më tepër situatën. Besioni ka rrëmbyer një armë gjahu që ndodhej në banesë dhe ka qëlluar drejt kushëririt të tij Petritit, por fatmirësisht pa e plagosur.
Pa kthyer kokën pas, i shokuar nga veprimi i tij 25 vjeçari u largua nga banesa duke bërë që të shpallet në kërkim. Shkak për këtë u bë denoncimi në polici, duke bërë që të nisin hetimet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





