

Korçë, 20 nëntor 2014, NOA.al- Dy të rinj po procedohen penalisht të akuzuar për mosdeklarim të parave.
Procedimi nisi pasi Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë gjatë kontrollit të A.P., 36 vjeç dhe A.D., 49 vjeç që të dy banues në Korçë, iu gjetën një shumë e madhe parash.
Siç raporton Noa.al, dy të sipërpërmendurit janë paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, me automjetin tip autobus dhe në momentin e paraqitjes kur është ushtruar kontroll nga punonjësit e Crown Agents, është konstatuar në pjesën e pasme të sediljes së drejtuesit të mjetit, një sasi prej 13 mijë euro, të cilat dyshohet se do i kalonin pa deklaruar. Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





