Transmetuar më 20-11-2014, 08:29

U gjetën të vdekura Miss Hondurasi, 19 vjeçarja Maria Josè Alvarado dhe motra e saj Sofia Trinidad. Trupat e Maria Jose Alvarado, 19 vjeç dhe motrës së saj Sofias u gjetën të varrosur buzë një lumi në rajonin malor të Santa Barbaras.

Dy gratë ishin zhdukur të enjten e kaluar nga Santa Barbara, rreth 200 km në veri të Tegucigalpa.

I fejuari i motrës, Plutarco Antonio Ruiz, u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për rrëmbimin e tyre dhe tashmë akuzohet edhe për vrasjen e dyfishtë.

Dy motrat ishin parë për herë të fundit duke u larguar nga festa e një ditëlindje dhe që nga ai moment nuk u mësua më gjë rreth tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit