Transmetuar më 20-11-2014, 08:08

Në pjesën e parë të ditës së sotme (e enjte) pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Kurse pjesa tjetër e ditës do të shoqërohet me vranësira të shpërndara dhe intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlera minimale e temperaturës minimale do të sillet në mes 2 deri -4 gradë celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin në mes 6 deri -8 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Këto masa të ajrit të cilat burimin e kanë nga ana veriore e Kontinentit do të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë javës gjë që do të ndikoj dukshëm në zbritjen e temperaturave minimale dhe atyre maksimaleve të ditës.

Temperaturat minimale do të sillen rreth zeros, kurse maksimalet do të lëvizin në mes 5C- 7C celsius.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike gjatë javës së ardhshme pritet që temperaturat minimale të zbresin nën zero gradë celsius.

Ndiqni në tabelat analitike, parashikimin e motit në Prishtinë nga sot dhe deri të martën 25 nëntor 2014.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit