
Të dhënat po ngarkohen...

Një burrë në moshë të thyer mbeti i plagosur rëndë në aksident rrugor pasi u përplas nga një kamion në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12.30, në lagjen “Partizani”, raporton noa.al.
Policia lokale tha se shtetasi S.I, 34 vjeç, banues në Serbi, i pajisur me leje drejtimi, duke drejtuar kamionin tip “Man”, ka aksidentuar këmbësorin XH.S, 82 vjeç, banues në Shkodër. I plagosuri u dërgua në spital ku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Kurse për shtetasin serb, policia tha se filloi procedimi penal në gjendje të lirë. /a.d/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
