Transmetuar më 19-11-2014, 19:33

Një adoleshente jetime nga Tajlanda refuzoi jetën mes luksit dhe pasurisë kur mësoi se personi që kërkoi ta adoptonte ishte femra e njohur e reality show, Kim Kardashian.

13-vjeçarja e quajtur Pink, është rritur në një jetimore. Ajo është dërguar aty që e vogël nga prindërit e saj për shkak të varfërisë.

E mitura tërhoqi vëmendjen e multimilioneres Kim kardashin gjatë një vizite që bëri në jetimoren e vogël në Tajlandë dhe shprehu menjëherë dëshirën për ta adoptuar.

Por duket se pasuria dhe luksi nuk e kanë tunduar aspak adoleshenten që ka vendosur ta refuzojë ofertën joshëse në këmbim të dëshirës për të studiuar dhe jetuar në vendin e saj të varfër.

“Çdokush do të dëshironte të kishte një jetë më të mirë, mendoj. Por kur dëgjova këtë ofertë kuptova se nuk do të ishte më e mira për mua, sepse do të më duhej të lija pas shumë gjëra. Nuk isha gati për këtë”, – ka thënë 13 vjeçarja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit