Transmetuar më 19-11-2014, 15:43

Panorama është padiskutim mbresëlënëse, siguria shumë më e paktë, por gjithçka besohet në aftësitë e drejtuesit të mjetit. Megjithatë pavarësisht rrezikut që përmban, ajo vijon të konsiderohet ndër më të bukurat, por rekordin absolut e mban si rruga më e frikshme në botë.

Atlanterhavsveien në Norvegji, “Rruga në oqeanin Atlantik”, edhe këtë vit është cilësuar si rruga më e frikshme në botë. 8 kilometrat që lidhin ishullin e Averoy me tokën, edhe në ditët më me diell dhe më të bukura, mund të duket e frikshme, për shkak të mënyrës se si është ndërtuar dhe terrenit që ngjall frikë.

Shkak për këtë klasifikim është bërë se me prishjen e motit dhe me shtrëngata, rruga mund të kthehet në një makth të vërtetë, pasi makinat përballen me erëra të shfrenuara dhe dallgë të mëdha, të cilat e kapërcejnë edhe strukturën e çimentos. Prej vitesh banorët dhe turistët denoncojnë rrezikshmërinë e kësaj rruge, por pavarësisht kësaj ende nuk është ndërhyrë në të./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit