Transmetuar më 19-11-2014, 15:05

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës do të katakterizohet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash. Gjatë pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar shira të karakteri lokal. Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare dominante do të jenë kthjellimet por herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale ndërsa konstante do të qëndrojnë temperaturat në vlerat makismale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi verior dhe verperëndimor, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Europa

Vendet Nordike dhe veriperëndimore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur. Problematike situata do të jetë në Finlandë ku shirat do të jenë të konsiderueshëm. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraqiten vendet e lindjes. Përsa i përket pellgut të Mesdheut, Europës juglindore dhe gadishullit të Ballkanit dhe atij Iberik do të karakterizohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit