

Tiranë, 19 nëntor 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fton qytetarët në protestën e opozitës ditën e shtunë.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan, “Edhe 3 ditë nga protesta historike për të drejtat ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Vajmedeti e harroi Shqipërinë reale por nuk e harrojnë njerëzit që i mashtroi me premtime, nuk e harrojnë njerëzit që luftojnë për bukën e gojës. Më 22 Nëntor, të gjithë në shesh kundër krizës ekonomike, kundër rritjes së taksave, rritjes së çmimeve të energjisë dhe naftës, kundër papunësisë dhe varfërisë”.
Kryedemokrati fton të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë, të majtë dhe të djathtë, nga Jugu në Veri që të ngrihen në këmbë për të kërkuar të drejtat, dhe t’i tregohet marrëzisë, forca e popullit./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





