




Zbardhen akuza të reja për abuzime seksuale në ngarkim të aktorit Bill Cosby. Pas denoncimit për përdhunim nga aktorja Barbara Bowman, këtë herë Cosby denoncohet nga gazetarja Joan Tarshis.
E intervistuar nga CNN, gruaja rrëfeu se aktori abuzoi seksualisht me të para 45 vitesh, kur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Në video-intervistën e rrjetit televiziv amerikan, Tarshis kujton se e kishte takuar aktorin në vitin 1969 në Los Angelos, pasi u ftua për drekë nga disa miq të përbashkët. Pasi u takuan disa herë Joan kishte shkuar për ta takuar aktorin gjatë setit “Bill Cosby Show”.
Ajo tregon se ai e kishte ftuar në dhomën në prapaskenë dhe i kishte ofruar një pije Bloody Mary dhe pak më vonë Tarshis i kishte rënë të fikët.
“U përmenda dhe ndihesha e turbullt, ai po me hiqte të brendshmet. Në atë moment i thasë se kisha infeksion që mund ta merrte, por ai insistoi për marrëdhënie orale. Pas kësaj ngjarje nuk e pashë më”, thotë gazetarja. Por kur aktori e telefonoi në shtëpinë e saj në New York, për ta ftuar në një shfaqje teatrale, ku e pranishme ishte nëna e saj, ajo tregon se nuk dinte si të dilte nga situata, dhe shkoi.
Kështu që pasi pranoi një pije në limuzinën e aktorit shprehet se u ndje “Shumë, por shumë e drogyar. Më ra të fikët. Ditën tjetër kur u zgjova, isha në shtrat me Bill Cosby”. Por përballë akuzave të Tarshis, aktori 77 vjeçar, mohon çdo gjë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





