
Të dhënat po ngarkohen...

Një burrë në moshën 53 vjeç humbi jetën pasditen e sotme për shkak të një aksidenti që ndodhi në rrugën pranë fshatit Mabe në rrethin Lezhë, raporton noa.al.
Kujtim Gjana, 53 vjeç, lindur e banues në fshatin Mabe, rrethi Lezhë, është personi që ka gjetur vdekjen.
Policia lokale tha se autori i dyshuar i aksidentit është Kristian Kelmendi i cili ishte duke ngarë një makinë me targa AA 292 JN, kur ka goditur të ndjerin Kujtim Gjana.
Policia tha se po heton rrethanat e këtij aksidenti. a/d.noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
