Transmetuar më 18-11-2014, 16:06

Një djalë anglez i moshës 11 vjeçare u qëllua me një plumb në kokë, me armë zjarri, gjatë kohës që luante një ndeshje futbolli.

Fotografia shokuese të cilën e gjeni bashkëngjitur, u publikua në mediat kryesore angleze.

Vogëlushi Connor Minto po merrte pjesë në një ndeshje futbolli të kampionatit nën 12 vjeç, kur u godit nga plumbi. Ngjarja e rëndë u shënua në kontenë e Durham, në verilindje të Anglisë.

Connor u qëllua gjatë kohës që ndodhej pranë pankinës dhe po priste për të hyrë në fushë. Ndihma ndaj tij u dha menjëherë, duke u bërë e mundur edhe nxjerrja e plumbit, fatmirësisht pa i rrezikuar jetën, ndonëse vendi i goditjes ishte pranë syrit. Tre djem me moshë 14 vjeçare u arrestuan nga policia, si të dyshuar për ngjarjen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit