Transmetuar më 18-11-2014, 14:14

Njëlloj si në përrallat me fund të lumtur, në fillim martesa dhe më pas një fëmijë. Për George Clooney dhe Amal Alamuddin ka ardhur momenti që të bëhen prindër.

Dy bashkëshortët kanë vendosur që të adoptojnë një fëmijë. Revista “Woman’s Day”, shkruan se bëhet fjalë për një fëmijë jetim i mbetur pa prindër nga lufta, ndërsa flitet se mund të jetë nga Siria.

Amal dhe George nuk kanë pritur që të bëhen me fëmijë në mënyrë natyrale, por kanë vendosur që të adoptojnë qysh tani një vogëlush. Në këtë mënyrë çifti synon të tërheqë vëmendjen lidhur me situatën e të miturve të mbetur pa prindër, në vende në luftë, siç është Siria./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit