Transmetuar më 18-11-2014, 13:46

Tiranë, 18 nëntor 2014, NOA.al- Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim kërkesën ndaj Kostandin Xhuvani, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “prodhimi dhe mbajtja e armëve pa leje.”

Kërkesa u dorëzua ditën e sotme në gjykatë, ku në të Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave, pas një konflikti të ndodhur më 4 nëntor në një lokal pranë Rrugës së Elbasanit, në Tiranë.

Siç raporton Noa.al, nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola. Sipas ekspertizës, rezulton se faktorë plotësues të qitjes me armë janë gjetur vetëm në trupin e të dyshuarit Xhuvani dhe konkretisht në dorën e djathtë të tij. Në këtë mënyrë, krahas dëshmive dhe rindërtimit të ngjarjes, provohet edhe shkencërisht që autori i vrasjes së 4 personave është Kostandin Xhuvani.

Sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se Kostandin Xhuvani ka pasur një grindje të çastit me Jahon dhe Xhaj në lokalin ku gjendeshin në tavolina të ndryshme. Pas një bisede me tone të larta, Xhuvani dhe miku i tij, viktima Demiraj, fillimisht kanë dalë nga lokali dhe më pas janë kthyer brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas rikthimit në lokal, Xhuvani i është drejtuar Jaho dhe Xhaj “keni ndonjë problem” dhe menjëherë u ka qëlluar me armë tip pistoletë, duke lënë të vdekur këta dy persona. Por, nga plumbat e qëlluar prej armës së tij, janë goditur edhe Arbër Demiraj, i cili ishte në shoqërinë e Xhuvanit, si edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola, i cili gjendej në lokal në shoqërinë e një personi tjetër dhe që nuk kishin asnjë lidhje me palët në konflikt. Si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij, Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida (ky i fundit rezulton që nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e goditjes me armë, por ka qenë shumë pranë lokalit), si edhe është deklaruar i vdekur në spital shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Kërkesa e plotë e Prokurorisë/ Për gjykimin e Procedimit Penal

KUNDËR TË PANDEHURIT

Kostandin Xhuvanii datelindjes 1989 i  akuzuar se ka kryer veprën penale

Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal.

Në datë 04.11.2014 Në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, mbi bazën e kqyrjes së vendit të ngjarjes është regjistruar procedimi penal nr.8078 për kryerjen e veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal të shtetasit Kostandin Xhuvani, i datelindjes 1989.

Me date 04.11.2014 rreth ores 04.20 eshte njoftuar Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rruga e Elbasanit ne lokal “Ante Grand” ka ndodhur nje konflikt i armatosur. Pas ketij momenti autopatrulla e Komisariatit te Policise nr.1, e cila ka qene ne afersi ka shkuar ne afersi te lokalit ku ne rrugen kryesore ka konstatuar nje automjet Mercedes ML me targa TR0250N ne te cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrulles eshte bere bllokimi i mjetit tip Benz ML dhe ne kete moment nje person i veshur me kostum tuta gri ka dale nga automjeti dhe eshte larguar me vrap duke mbajtur nje pistolete ne dore. Ky person eshte ndjekur nga punonjesi i policise i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqerimit ne polici dhe verifikimit te identitetit ka rezultuar se ky person eshte shtetasi Kostandin Xhuvani i datelindjes 1989.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se : Vendi i ngjarjes eshte Bar “Ante Grand” ne rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Vendi i ngjarjes eshte konkretisht lokali i sipercituar, i cili eshte nje bodrum i pershtatur si lokal nate. Per te hyre ne lokal jane shkallet zbritese. Ne ambientin e brendshem përballë shkalleve jane gjetur te shtrire me shpine ngjitur njera tjetres kufomat e dy shtetasve dhe konkretisht te Edison Jahaj dhe Enea Xhaj. Prane kufomave eshte gjetur nje armë zjarri pistolete model 54 me numër xxxxx me nje fishek ne fole dhe gjashte fisheke me kreher te kalibrit 7.62mm. Gjithashtu ne ambientin e brendshem te lokalit jane gjetur te shperndara ne forme te crregullt gjashte gezhoja dhe predha te demtuara. Nga kqyrja e ketij ambienit jane gjetur fiksuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa gota qelqi , shishe birre, paketa cigaresh, bishta cigaresh te cilat mendohet se jane konsumuar nga personat e dyshuar dhe viktimat. Ne ambientet e jashtme te ketij lokali dhe konkretisht ne anen veriore te rruges se Elbasanit përballë hyrjes se lokali eshte gjetur nje automjet me targa TR0250N me dyer te hapura ku ne ndenjesen e pasme eshte gjetur i pajete trupi i shtetasit Arber Demiraj. Po keshtu, ne distance 52 metra nga hyrja e lokalit ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, eshte gjetur e hedhur ne toke nje armë zjarri pistolete model 54 me numra te fshire ne menyre mekanike me kreher te vendosur dhe pa fisheke. Vendi ku eshte gjetur pistolete korrespondon me vendin ku eshte bere neutralizimi i shtetasit Kostandin Xhuvani.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se mes Kostandin Xhuvani , Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanë shkuar në lokal ku janë ulur në tavolinën e fundit të tij e cila rezulton te ishte pranë një koltuku në të cilin ishin ulur shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani , Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka patur një konflikt. Gjatë këtij konflikti shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj kanë patur edhe armë zjarri me vete. Pas ndërhyrjes së shtetasit A.B, roje sigurie në lokal shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjari ka qënë shtetasi Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arber Demiraj i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

I pyetur ne cilesine e personit qe tregon per rrethanat te hetimit shtetasi A.B, i cili punon si roje sigurie ne lokalin “Ante Grand”, ai shpjegon se rreth ores 03.45 ne lokal kane ardhur kater persona ku ai ka njohur si fytyre njerin prej tyre i cili eshte klient i rregullt. Keto persona jane ulur ne nje tavoline ne fundin e lokalit. Bashke me te ka qene dhe nje person tjeter i veshur me tuta sportive ngjyre gri. Ky shtetas deklaron se ne lokal kane qene dhe dy persona te tjerë te cilët i ka fiksuar fizikisht. Ne nje moment njëri nga personat qe deklaruesit e identifikon si “Beratasi” ka bere fjalë me nje djale tjeter prane banakut dhe e ka qëlluar me pellembe. Deklaruesi shpjegon se personi qe u qellua eshte larguar bashkë me dy persona te tjerë. Ne kete cast aty eshte afruar djali me tuta gri i pershkruar me lart dhe e ka pyetur deklaruesin nese kishte ndonje problem. Ky i fundit i ka thene se nuk ka probleme dhe nisur sa me siper deklaruesi shprehet se personi i njohur si “Beratasi” kishte njohje me kete te fundit. Me pas te keta dy persona jane ulur ne te njejten tavoline. Gjithashtu deklaruesi shpjegon se ne tavolinen e pare sapo futesh tek dera ishte shtetasi Italian Gianpaolo dhe shtetasi A.SH. Rreth ores 04.10 deklaruesi ka pare qe tavolina ku ndodhej “beratasi” po debatonte me disa te tjerë. Ne kete moment deklaruesi eshte afruar per t’i qetesuar. Në këtë moment ai ka parë që shtetasi Kostandin Xhuvani dhe Arber Demiraj kanë patur armë zjarri të tipit pistoleta në duar. Deklaruesi nuk i ka identifikuar me emra këta dy persona por nga paraqitja për njohje ai ka njohur shtetasi  Kostandin Xhuvani si personin me tuta dhe në deklarim ka sqaruar se personi tjetër që kishte armë zjarri ishte ai që kishte i vdekur dhe që ishte i shtrirë në sediljen e pasme të mjetit tip Mercedes dhe që i korrespondon shtetasit Arber Demiraj. Pas ndërhyrjes së shtetasit A.B. për të qetësuar situatën grupi në mes të të cilëve ishin edhe shtetasit Kostandin Xhuvani dhe Arber Demiraj janë cuar nga tavolina per te dale dhe pas tyre ka shkuar shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Ne kete moment janë futur përsëri në lokal  shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj me pistoleta ne duar dhe shtetasi Kostandin Xhuvani u eshte drejtuar personave te identifikuar nga deklaruesi si Beratasi dhe kolonjari , duke u thene “Cfare kishit ju te dy “ dhe menjehere ka qëlluar me arme ne drejtim te tyre. Deklaruesi sqaron se ka dale me shpejtesi jashte lokalit dhe ne kete kohe ka dëgjuar dhe krisma te tjera dhe ka njoftuar policine.

Eshte kryer veprimi hetimor i paraqitjes per njohje ku njohesi A.B ka identifikuar si personin qe ka qelluar me arme ne drejtim te shtetasve te identifikuar si Beratasi dhe kolonjari , shtetasin Kostandin Xhuvani.

Eshte pyetur si person qe ka dijeni per vepren penale shtetasi Alban Ballcaj i cili deklaron se eshte kusheri me shtetasin Arber Demiraj dhe kane qene bashke gjate gjithe mbremjes deri ne oret e para te mengjesit. Ai deklaron se ka shkuar me Arber Demirajn rreth ores 02.00 ne lokal “Ante Grand”. Ne kohen qe kane zbritur nga makina dhe jane afruar te dera e lokalit ata kane takuar dy persona te tjere ku njeri ishte i veshur me tuta gri sportive me floke te zeza i gjate rreth 183 cm dhe nje tjeter qeros me nje nishan ne koke. Keta dy persona jane pershendetur me Arbrin pasi njiheshin dhe jane ulur te katert ne nje tavoline ne lokal ku kane pire nga nje xhin me shveps. Pas disa castesh Arberi dhe personi qeros jane cuar nga tavolina dhe kane shkuar duke u ulur ne nje tavoline tjeter. Ai sqaron se me vone personi i identifikuar si shtetasi Erald Sida eshte larguar me nje femer nga lokali. Deklaruesi shpjegon se rreth ores 04.00 ai ka shkuar per te marre ajer te paster jashte lokalit dhe pasi ka qendruar perreth pese minuta ka degjuar krisma arme qe vinin nga brenda lokalit. Ai eshte futur brenda menjehere dhe ka pare te shtrire ne toke tre persona mes te cileve dhe kusheriri i tij Arber Demiraj. Ai shpjegon se ka pare shtetasin Kostandin Xhuvani i cili kishte nje pistolete ne dore dhe po qellonte ne drejtim te personave te shtrire ne toke. Ai ka vene re se prane trupit te Arberit ne toke ka qene nje tjeter pistolete. Deklaruesi sqaron se ne kete moment ne lokal eshte kthyer shtetasi Erald Sida i cili e ka pyetur djalin me tuta gri se cfare kishte bere dhe ky i fundit i eshte pergjigjur se “Me duket se kam vrare edhe Arberin” . Deklaruesi, shtetasi Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida kane marre Arberin dhe pasi e kane nxjerre jashte e kane futur ne automjetin me targa TR0250N per ta cuar ne spital por ne kete moment eshte afruar nje automjet policie i cili nuk i ka lejuar te largohen. Shtetasi Kostandin Xhuvani ne kete cast ka dale nga dera e pasme e automjetit dhe eshte larguar me vrap duke mbajtur pistoleten ne dore dhe nje punonjes policie e ka ndjekur me vrap.

Eshte pyetur si person qe ka dijeni shtetasi A.H, i cili deklaron se ka qene brenda ne lokal dhe ne nje moment ka pare nje shtetas me tuta gri i cili ka patur nje pistolete ne dore dhe ne kete moment deklaruesi eshte larguar per tu fshehur dhe ka degjuar krisma armesh.

Eshte pyetur si person qe ka dijeni shtetasi E.B., i cili nder te tjera sqaron se ka qene duke udhetuar me motor nga Ambasada Amerikane ne drejtim te Saukut kur ka pare qe nga nje lokal po dilnin disa persona qe po mbanin nje person tjeter ne dore per ta cuar te nje makine tip Benz ML aty prane. Deklaruesi shpjegon se njeri nga personat ishte i veshur me tuta gri dhe ne dore kishte nje pistolete. Deklaruesi i ka shmangur keta persona dhe pasi ka ecur disa metra me motociklete ka ndaluar per te pare. Ai ka pare qe pasi personat hipen ne mjetin Benz ML, ata i ka ndaluar policia dhe ne kete moment personi me tuta gri dhe pistolete ne dore ka dale nga makina dhe eshte larguar me vrap ne drejtim te Fakultetit Ekonomik dhe nje punonjes policie qe po e ndiqte me vrap. Deklaruesi ka shkuar ne ndihme te policise duke e bllokuar personin qe po largohej. Pasi e kane neutralizuar deklaruesi shpjegon se personi me tuta gri i ka share dhe kanosur fillimisht dhe me pas u ka thene se ishte djali i Luiza Xhuvanit dhe nese e leshonin ai do tu jepte flori.

Punonjesi i policise L.A., shpjegon se ka qene ne sherbim me kolegun K.SH. dhe kanë marre njoftim nga radio se ne lokalin e Xhelo Vasiarit kishte konflikt me arme dhe bashke me kolegun kane qene afer vendit ne makinen e policise. Ai shpjegon se duke u afruar kane konstatuar nje automjet tip Mercedes ML ku po futeshin disa persona. Makina e policise u ka zene rrugen dhe punonjesit e policise kane dale nga makina duke bere thirrjen “Ndal Policia. Ne kete moment nga automjeti ka dale nje person me tuta gri i cili mbante ne dore nje pistolete dhe eshte larguar me vrap. Deklaruesi shpjegon se e ka ndjekur me vrap atë duke thërritur policia dhe ka qëlluar me armën e zjarrit të tij në ajër. Në këtë moment personi ka hedhur armen ne oborrin e shkolles dhe ka vazhduar vrapin. Punonjesi i policise e ka ndjekur deri kur e ka neutralizuar me ndihmen e nje qytetari tjeter deri ne ardhjen e autopatrullave. Personi i ndaluar sipas raportit të shërbimit dhe procesverbalit të kapjes në flagrancë rezulton se personi i kapur nga ana e punonjësit të policisë është shtetasi Kostandin Xhuvani.

Eshte pyetur punonjesi i policise K.SH. i cili deklaron se ka qene ne sherbim me kolegun L.A dhe kane marre njoftim se ne lokalin e Xhelo Vasiarit kishte nje konflikt te armatosur . Ata kane qene ne afersi dhe jane drejtuar menjehere ne vendin e cituar. Ata kane pare disa persona qe po futeshin ne nje fuoristrade te zeze tip Mercedes ML dhe ne kete moment makina e policise u ka zene rrugen dhe punonjesit e policise kane dale nga makina duke bere thirrjen “Ndal Policia. Ne kete moment nga automjeti ka dale nje person me tuta gri i cili mbante ne dore nje pistolete dhe eshte larguar me vrap. Shtetasi Kelvin Shuti deklaron se ka qendruar aty deri ne ardhjen e kolegeve ndersa kolegu i tij ka ndjekur me vrap personin me tuta gri qe mbante armen ne dore duke kapur në makinë shtetasit Erald Sida e Alban Ballcaj.

Në deklarimet e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje rezulton plotësisht i provuar si mekanizmi i veprimeve të shtetasit Kostandin Xhuvani e personave të tjerë si para ngjarjes me konfliktin.

Sipas aktit të ekspertimit kimik gjurmëkopjuesish datë 05.11.2014 ka rezultuar se;

Në natribanët objekt ekspertimi marrë shtetasve, Erald Sida, Alban Bllacaj, A.SH, A.H., A.B. dhe A.O, nuk u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Në naterbanin e dorës së djathtë, objekt ekspertimi, marrë shtetasit Kostandin Xhuvani u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Sipas aktit të ekspertimit tekniko balistik datë 05.11.2014 ka rezultuar se;

Gjashtë gëzhojat objekt ekspertimit i përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të përdorura nga fishekët standartë luftarake të model 54 me kaliber 7.62.

Në sipërfaqen e jashtme të gëzhojave objetkt ekspertimi u evidentuan gjurmë të lëna nga pjesë dhe mekanizma të armës që i ka qitur ato.

Katër predhat objekt ekspertimi përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të modelit 54 kalibër 7.62

Në sipërfaqen e jashtme të këmishuar të katër predhave dhe një këmishë predhe objekt eksperttimi u evidentuarn gjurmë vjaskash të lëna nga vjaskat e tytës ë armës që i ka qitur ato..

Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numër trup 14053073. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.

Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.

Në të dy armët objekt ekspertimi u evidentua prania e faktorëve plotësues të qitjes.

6 gëzhojat objekt ekspertimi janë qitur nga arma e zjarrit tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës.

Sipas akteve të ekspertimit kimik gjurmëkopjuesish datë 10.11.2014 ka rezultuar se;

Në natribanët objekt ekspertimi marrë shtetasit, Edison Jaho, Enea Xhaj, Gianpaolo Azzoladhe Arbër Demiraj nuk u evidentua prania e nitriteve, të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Në rrobat, objekt ekspertimi, marrë shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj, Gianpaolo Azzola dheArbër Demiraj u evidentua prania e nitriteve dhe e nitrateve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor datë 07.11.2014 ka rezultuar se;

Tek kufoma e shtetasit Gianpaolo Azzola u konstatua nje Plage tejkuese ne krahun e majte ne regjionin deltoid. Këto dëmtime janë shkaktuar nga një qitje e vetme.

Drejtimi i qitjes ka qene oblikisht nga e majta ne te djathte,  nga lart – poshte. Përreth buzëve te plageve vrima hyrje nuk u konstatuan faktore plotesues te qitjes.

Shkaku i vdekjes së shtetasit Gianpaolo Azzola ka qenë shoku i rende traumatiko –hemoragjik.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor datë 07.11.2014 ka rezultuar se;

Tek kufoma e shtetasit Enea Xhaji  u konstatua nje plagë tejshkuese arme zjarri në anen e majte te qafes. Këto dëmtime janë shkaktuar nga një qitje e vetme predhe armë zjarri.Drejtimi i qitjes ka qene  nga e majta ne te djathte, pothuajse  ne nje vije te drejte. Shkaku i vdekjes së shtetasit Enea Xhaji  ka qenë kontuzioni i rëndë i trurit ( palces se qafes)

Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor datë 07.11.2014 ka rezultuar se;

Tek kufoma e shtetasit Arbër Demiraj u konstatua nje plagë tejshkuese arme zjarri në gjoks. Këto dëmtime janë shkaktuar nga një qitje e vetme predhe armë zjarri.

Nisur nga karakteristikat e plagës vrimë hyrje drejtimi i qitjes ka qene  nga para-prapa nga lart poshtë. Shkaku i vdekjes së shtetasit Arbër Demiraj ka qenë shoku i rëndë traumatiko-hemoragjik.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor datë 07.11.2014 ka rezultuar se;

Tek kufoma e shtetasit Edison Jaho u konstatuan 5(pese) plage tejshkuese arme zjarri te lokalizuara ne koke,  fytyre dhe qafe. Thyerje te shumta te kockave te kokes dhe fytyres, dermim hemoragjik i trurit.

Keto demtime jane shkaktuar nga predhe arme zjarri nga pese  qitje.

Shkaku i vdekjes së shtetasit Edison Jaho ka qenë kontuzioni hemoragjik i trurit.

Nga sa më sipër konstatohet se shtetasi Kostandin Xhuvani pas një grindjeje ntë castit me shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si rrjedhojë të dy ata kanë humbur jetën. Nga të shtënat me armë zjarri të shtetasit Kostandin Xhuvani kanë humbur jetë edhe shtetasit, Arber Demiraj i cili është qëlluar me armë zjarri brenda në lokal dhe është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe gjithashtu është qëlluar po brenda ne lokal edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola i cili ka gjetur vdekjen në spital.

Në këto kushte rezulton plotësisht e provuar se nga ana e shtetasit Kostandin Xhuvani janë konsumuar veprat penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 të Kodit Penal./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit