Transmetuar më 18-11-2014, 11:21

Donte të festonte ditëlindjen e saj të 18-të me miqtë e saj, por diçka duket se shkoi keq. Kështu Nicole Bicknell, gjeti vdekjen, pasi piu dy gota me pije alkoolike shumë të forta. 18 vjeçarja australiane pasi piu dy gota Polmos Spirytus Rektyfikowany, një pije polake shumë e fortë, përfundoi në koma duke u dërgguar në spital.

Pavarësisht çdo ndihme të dhënë ajo ndërroi jetë pak orë më vonë. Tashmë familja e saj me banim në Sideni kërkon që pija polake të tërhiqet nga të gjitha tregjet australiane.

Mësohet se Nicole nuk ishte mësuar të pinte, por nën ndikimin e shoqërisë dhe në festën ditëlindjes e la veten të lirë.

“Nuk arrij që ta kuptoj se si një pije kaq e fortë të shitet në vendin tonë. Duam që kjo pije të tëriqet nga tregu”, tha gjyshi i saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit