Transmetuar më 18-11-2014, 10:27

Shkodër, 18 nëntor 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Motorri” ka vënë në pranga katër persona të akuzuar për 68 vjedhje të ndryshme.

Të ndaluarit janë Saimir Tahiri, 19 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dënuar pesë herë për vjedhje; Ilirjan. K., 16 vjeç, banues në Babrru, Tiranë; Erjon  S., 15 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar dy herë për vjedhje dhe S. A., 17 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, i dënuar dy herë për vjedhje.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 19 vjeçarit Emro Mejdani, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe 17 vjeçarit A.M., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë, po ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës 13 vjeçari A. Ç.,  banues në Tiranë.

Shtatë të rinjtë në bashkëpunim njeri tjetrin më 17 nëntor, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur një televizor plazma në lakalin e A. M., në  lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Në vijim të hetimeve rezulrti se të sipërpërmendurit janë autorë në 12 raste të vjedhjes së motorrëve në qytetin e Shkodrës dhe konkretisht, kanë vjedhur motorrat e E. K., në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër; A. T., në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër; A. Ç., në lagjen “Tre Heronjtë” Shkodër; T. Ç., në lagjen “Perlat Rexhepi” Shkodër dhe D. Z., në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.

Ndërsa pjesa tjetër janë të pa denoncuara nga qytetarët dhe janë motorrë tip 49 CC. Gjithashtu gjatë kryerjes së veprimeve në bashkëpunim me Specialistë të Komisariateve të Tiranës, rezultoi se të sipërpërmendurit janë autorë edhe të 56 vjedhjeve të tjera në Tiranë dhe rrethe të tjera, ku kryesisht kanë vjedhur motorrë, automjete, biçikleta, çanta dore, dyqane dhe një shoqatë. Aktualisht nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plot të aktivitetit kriminal të tyre./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit