

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i inkurajuar që “partitë kryesore politike kosovare më në fund e kanë kuptuar se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të institucioneve të reja, është i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm”.
Komentet e Thaçit në Facebook vijnë pas mospajtimeve që janë shfaqur brenda bllokut paszgjedhor, në lidhje me kandidatin për postin e kryeministrit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do Isa Mustafën, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn.
“Unë ndjej keqardhje për kohën e humbur, mirëpo konsideroj se ne si parti politike tani duhet të kemi vullnet politik të themelojmë institucionet e reja kredibile sa më shpejt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja si parti fituese vlerëson se bazë për ndërtimin e institucione te reja duhet të jetë rezultati zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosova dhe qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre dhe ne duhet ta materializojmë atë duke punuar bashkërisht për të mirën e vendit tonë”, ka shkruar Thaçi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





