Transmetuar më 17-11-2014, 19:15

Rikthimi i kampionit olimpik në Shqipëri, Donald Suxho ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, aq sa federata shqiptare e volejbollit në bashkëpunim me drejtuesit e universitetit të sporteve kanë organizuar një seminar, ku studentët e pranishëm kanë marrë leksione sporti dhe jete nga medalja e artë në Athinë 2004.

Në sallën e konferencave të universitetit të sporteve interesimi ka qënë i madh, për të mësuar për jetën sportive të kampionit, i cili tregoi mundin dhe sakrificën e bërë për të arritur deri në majë, citon Supersport.

38 vjeçari ishte shumë i emocionuar, gjë që u vu re edhe ne intervistën e tij për median, citon Supersport "Jam shumë i emocionuar. U riktheva në Shqipëri në institutin e fiskulturës ku ka qenë babai dhe vëllai im.

Edhe rruga ime ishte kjo por emigrova në Amerikë. Atje ka kushte shumë të mira por u ndava nga familja dhe nga shoqëria".

Një seminar i tillë shërben si mesazh për të rinjtë të cilët duhet të shohin përpara dhe të punojnë për të qenë gati të kapin momentin.

"Mesazhi im për këdo është që në jetë kushdo ka një moment të veçantë, fati i troket një herë në jetë.

Por e rëndësishme është që atë moment duhet të jesh gati dhe ta shfrytëzosh. Jo vetëm në volejboll, por në çdo sport duhet të jesh gati të kapësh momentin tënd".

Në fund kampioni olimpik ka zbritur edhe në parketin e sallës së lojrave me dorë, ku ka trajnuar disa nga studentët sipas mënyrës amerikane të trajnimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit