Transmetuar më 17-11-2014, 17:14

Tiranë, 17 Nëntor 2014 NOA.al – Dy persona kanë mbetur të plagosur pak çaste më parë si pasojë e një aksidenti që ndodhi te rruga e “Elbasanit”, bëjnë të ditur për noa.al, burime në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi te kryqëzimi rrugor pranë Liceut te segmenti që të çon tek drejtoria e Higjienës, kur një makinë tip fuoristradë me targa ushtrie, përplasi një motor ku gjendeshin dy persona.

Për pasojë janë plagosur drejtuesi i motorit dhe personi që gjendej pas tij.

Momentalisht në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen veprimet. Pritet identifikimi i personave të përfshirë në aksident. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit